PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE DHE TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 7681, datë 4 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shtator 1995.
- Numri
- 7681
- Data e miratimit
- 4 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 15 prill 1993
- Hyn në fuqi
- 25 prill 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1993-04-15
LIGJ
Nr.7681, datë 4.3.1993
PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE DHE TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë, administrimi i tatimeve dhe taksave bëhet nga organet tatimore.
Organet tatimore janë Drejtoria e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe
organet e saj në komuna, bashki e rrethe që varen nga kjo drejtori.
Neni 2
Shpenzimet për mbajtjen e administratës tatimore, si dhe shpërblimet e ndryshme për të,
përballohen nga buxheti i shtetit. Për këtë Drejtorisë së Tatimeve i lihet në dispozicion 0,5 për qind e
të ardhurave vjetore të natyrës tatimore të parashikuara në buxhetin e shtetit.
Neni 3
Kur të ardhurat totale të buxhetit me natyrë tatimore realizohen mbi 100 për qind punonjësit e
organeve tatimore shpërblehen me 10 për qind të shumës absolute të tejkalimit, por jo më shumë se 10
paga mujore në vit. Gjykimi për realizimin e të ardhurave dhe masa e shpërblimit për punonjësit e
organeve tatimore në komuna, bashki e rrethe bëhet nga Drejtoria e Tatimeve në Ministrinë e
Financave dhe të Ekonomisë, ndërsa për punonjësit e kësaj drejtorie, nga Ministri i Financave dhe i
Ekonomisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shtator 1995 · 7994 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7681, DATË 4.3.1993 “PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE DHE TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.