PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJE
Ligji nr. 7682, datë 9 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7682
- Data e miratimit
- 9 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 9 prill 1993
- Hyn në fuqi
- 9 prill 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1993-04-09
LIGJ
Nr.7682, datë 9.3.1993
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.6299, datë 27.3.1981 "Për familjen" bëhen këto ndryshime:
- Në nenin 2 fjalët "këshillat popullorë ose komitetet ekzekutive të tyre" zëvendësohen me
fjalët "organet e pushtetit lokal" dhe fjalët "organet e punëve të brendshme" zëvendësohen me fjalët
"organet e rendit".
- Në nenin 3 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
"Propozimet për falje që bëhen nga gjykatat, prokuroritë, organet e rendit dhe organizatat
shoqërore, i dërgohen Presidencës nëpërmjet organit të tyre qendror, kurse ato të organeve të pushtetit
lokal dërgohen drejtpërdrejt prej tyre".
- Në nenet 1, 2, 3, 4 e 5 fjalët "Presidiumi i Kuvendit Popullor" zëvendësohen me fjalët
"Presidenti i Republikës".
Neni 2
Në kodin e familjes bëhen këto ndryshime:
Në nent 16 e 17 fjalët "këshilli popullor" zëvendësohen me fjalët "organi i pushtetit lokal".
Paragarfi i parë i nenit 18 ndryshohet si vijon:
"Në lidhjen e martesës merr pjesë një anëtar i këshillit të komunës a të bashkisë, ose një
person i ngarkuar nga kryetari i komunës a bashkisë".
Në nenin 18, paragrafi i dytë, në nenet 19 dhe 20 fjalët "anëtari i këshillit popullor"
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.