Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7527, DATË 11.12.1991 "PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7683, datë 9 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7683
Data e miratimit
9 mars 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 9 prill 1993
Hyn në fuqi
9 prill 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1993-04-09

LIGJ

Nr.7683, datë 9.3.1993

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7527, DATË 11.12.1991 "PËR SHËRBIMIN USHTARAK

NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të një deputeti,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7527, datë 11.12.1991 "Për shërbimin Ushtarak në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë", pas nenit 24 shtohet neni 24/a me këtë përmbajtje:

"Studentët që kanë mbaruar dhe që do të mbarojnë shkollat e larta me shkëputje nga puna deri

më 1 shtator 1994, perjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.490, datë 9.3.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.