Ligj

PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1993

Ligji nr. 7684, datë 11 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7684
Data e miratimit
11 mars 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 9 prill 1993
Hyn në fuqi
9 prill 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1993-04-09

LIGJ

Nr.7684, datë 11.3.1993

PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1993

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet buxheti i shtetit i vitit 1993, i paraqitur nga Këshilli i Ministrave, me të ardhura

vjetore 35 miliardë e 75 milionë lekë dhe shpenzime vjetore 58 miliardë e 267 milionë lekë.

Neni 2

Deficiti i buxhetit të shtetit për vitin 1993 parashikohet të jetë 23 miliardë e 192 milionë lekë.

Neni 3

Deficiti i buxhetit të shtetit për vitin 1993 parashikohet të financohet nga kredia e brendshme

bankare për financimin e shpenzimeve për 11 miliardë e 637 milionë lekë dhe financimet e huaja për

11 miliardë e 555 milionë lekë.

Neni 4

Përjashtimisht për vitin 1993 kredia bankare për financimin e shpenzimeve të buxhetit të

shtetit do të jetë më i lartë se kufiri i parashikuar në ligjin nr.7559, datë 22.4.1992 "Për Bankën e

Shqipërisë".

Neni 5

Të ardhurat vjetore të buxhetit me natyrë tatimore caktohen 24 miliardë e 389 milionë lekë.

Nga këto:

- Nga sektori shtetëror 13 miliardë e 993 milionë lekë.

- Nga sektori privat 1 miliardë e 872 milionë lekë.

- Nga Banka e Shqipërisë 2 miliardë e 655 milionë lekë.

- Nga taksa doganore 5 miliardë e 869 milionë lekë.

Neni 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.