PËR BASHKËPRONËSINË NË BANESA
Ligji nr. 7688, datë 13 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7688
- Data e miratimit
- 13 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 9 prill 1993
- Hyn në fuqi
- 24 prill 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1993-04-09
LIGJ
Nr.7688, datë 13.3.1993
PËR BASHKËPRONËSINË NË BANESA
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton statusin ligjor të bashkëpronësisë në banesat dhe lokalet që janë pjesë e tyre.
Neni 2
Ky ligj zbatohet për të gjitha banesat me dy ose më shumë pronarë, që shërbejnë për banim
dhe që mund të kenë lokale shërbimesh e tregtie që janë pjesë e tyre.
Neni 3
Në kuptim të këtij ligji, nëse nuk specifikohet ndryshe:
a) "Kuotë e pjesëmarrjes në bashkëpronësi" do të thotë pjesa e pronësisë së pandashme në
pronën e përbashkët, detyrimi i pagesës në shpenzimet e përbashkëta dhe masa e pjesëmarrjes në
votim për pronarët e çdo njësie. Kuota e pjesëmarrjes në bashkëpronësi për çdo njësi përcaktohet mbi
bazën e raportit të sipërfaqes së njësisë (në m2
b) " Asamble" do të thotë organizimi i të gjithë pronarëve të njësive në një ndërtesë në
bashkëpronësi.
) me shumën e sipërfaqeve të të gjitha njësive.
c) "Shpenzime të përbashkëta" do të thotë shpenzimet ose detyrimet financiare të asamblesë
për pronën e përbashkët.
ç) "Pronë e përbashkët" do të thotë të gjitha pjesët e një prone në bashkëpronësi përveç
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.