Ligj

PËR STATISTIKËN

Ligji nr. 7687, datë 16 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7687
Data e miratimit
16 mars 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 9 prill 1993
Hyn në fuqi
9 prill 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1993-04-09

LIGJ

Nr.7687, datë 16.3.1993

PËR STATISTIKËN

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryeore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Shërbimi statistikor ka për objekt grumbullimin, përpunimin, publikimin dhe ruajtjen

(arkivimin) e të dhënave statistikore.

Neni 2

Shërbimi statistikor kryhet nga Instituti i Statistikës, drejtoritë e statistikës në rrethe, drejtoritë

(sektorët) e statistikës të ministrive e institucioneve të tjera qendrore, zyrat e gjendjes civile si dhe

personat juridikë a fizikë.

Neni 3

Ndërmarrjet, institucionet, zyrat e gjendjes civile dhe persona të tjerë juridikë a fizikë

detyrohen të dërgojnë të dhënat statistikore të kërkuara në përputhje me programin kombëtar

statistikor të miratuar në shkallë vendi dhe të përdorin kriteret e evidencimit e ato metodologjike,

emërtesat e klasifikimet e miratuara nga Instituti i Statistikës. Degët e tatimeve dhe të financës në

rrethe detyrohen të bëjnë të njohur në Institutin e Statistikave krijimin dhe ndryshimet e ndodhura për

ndërmarrjet, institucionet dhe personat juridikë a fizikë.

Neni 4

Të gjitha të dhënat statistikore individuale të grumbul luara në organet e statistikës nga

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.