PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 "PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E CIVILE"
Ligji nr. 7689, datë 17 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7689
- Data e miratimit
- 17 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 9 prill 1993
- Hyn në fuqi
- 24 prill 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1993-04-09
LIGJ
Nr.7689, datë 17.3.1993
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 "PËR ORGANIZIMIN E
DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E
CIVILE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesor e
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7574, date 24.6.1992, në nenin 2, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
"Gjykatat e apelit shqyrtojnë ankimet dhe pr otestat kundër vendimeve penale e civile të
gjykatave të shkallës së parë. Ato gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë".
Neni 2
Neni 10 ndryshohet si vijon:
"Ministri i Drejtësisë, në raste të veçanta ose me kërkesë të arsyetuar mund të ngar kojë një
gjyqtar të gjykatës së rrethit, të gjykatës ushtarake ose të gjykatës së apelit për të gjykuar përkatësisht
në një gjykatë tjetër rrethi, ushtarake apo apeli."
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në Fletoren Zyrtare."
Shpallur me dekretin nr.502, datë 26.3.1993 të Presidentit të Republi kës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.