PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7583, DATË 13.7.1992 "PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS"
Ligji nr. 7702, datë 22 prill 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7702
- Data e miratimit
- 22 prill 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 18 maj 1993
- Hyn në fuqi
- 18 maj 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1993-05-18
LIGJ
Nr.7702, datë 22.4.1993
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7583, DATË 13.7.1992 "PËR KOMPETENCAT PËR
CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS"
Në mbështetje të nenint 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 8 ndryshohet si vijon:
"Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, rrethet, bashkitë dhe komunat ushtrojnë kontroll
mbi rritjen e pagës mesatare mujore në ndërmarrjet shtetërore, institucionet shtetërore jobuxhetore dhe
pjesërisht jobuxhetore të vartësisë së tyre.
- Nëse ndërmarrja shtetërore, institucioni shtetëror jobuxhetor dhe pjesërisht jobuxhetor rritin
pagën mesatare mujore deri në 5 për qind mbi masën e rritjes në përqindje të miratuar nga Këshilli i
Ministrave në shkallë vendi, nuk zbatohet asnjë sanksion.
- Nëse ndërmarrja shtetërore, institucioni shtetëror jobuxhetor dhe pjesërisht jobuxhetor rritin
pagën mesatare mujore mbi 5 deri 20 për qind mbi masën e rritjes në përqindje të miratuar nga
Këshilli i Ministrave, nuk zbatohet asnjë sanksion, vetëm për rastet kur ajo plotëson edhe kriteret
financiare që caktohen nga Këshilli i Ministrave, përndryshe atyre nuk u lind e drejta e rritjes së pagës
mesatare.
- Nëse ndërmarrja shtetërore, institucioni shtetëror jobuxhetor dhe pjesërisht jobuxhetor rritin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.