Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7559, DATE 22.4.1992 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7706, datë 13 maj 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7706
Data e miratimit
13 maj 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 12 qershor 1993
Hyn në fuqi
12 qershor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1993-06-12

LIGJ

Nr.7706, datë 13.5.1993

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7559, DATE 22.4.1992 "PËR BANKËN E

SHQIPËRISË"

Në mbështetje të neni 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7559, datë 22.4.1992, "Për Bankën e Shqipërisë" neni 36 ndryshohet si vijon;

"Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë është leku.

Banka e Shqipërisë përcakton formën, masat, peshën, modelin dhe karakteristikat e tjera të

kartmonedhave e monedhave metalike shqiptare, të cilat kanë kurs ligjor, si dhe të monedhave e

kartmonedhave që do të shtypen për qëllime numizmatike".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.539, datë 18.5.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.