PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI
Ligji nr. 7707, datë 17 maj 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7707
- Data e miratimit
- 17 maj 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 12 qershor 1993
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1993-06-12
LIGJ
Nr.7707, datë 17.5.1993
PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 14.4.1991, "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e pronës nga rreziku i zjarrit është detyrë me të cilën, veç
organeve të specializuara, ngarkohen ministritë, institucionet e tjera qendrore, organet e pushtetit
lokal, si dhe personat e tjerë juridikë e fizikë.
Neni 2
Ministritë, institucionet qendrore, personat juridikë e fizikë, vendas e të huaj, për mbrojtjen
nga zjarri ngarkojnë specialistë dhe bashkëveprojnë me organet përkatëse të specializuara të kësaj
fushe.
Neni 3
Personat juridikë e fizikë, vendas e të huaj detyrohen të zbatojnë rregullat e mbrojtjes nga
zjarri në të gjitha kategoritë e objekteve, shtetërore a private, të parashikuara nga ky ligj.
KREU II
ORGANIZIMI DHE VEPRIMTARIA E INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI
Neni 4
Në Ministrinë e rendit Publik organizohet Inspektoriati i Mbrojtjes nga Zjarri si organ
ekzekutiv, qendror i specializuar ushtarak, me uniformë dhe shenjat dalluese përkatëse.
Në rrethe funksionojnë sektorët e Inspektoriatit të MNZ -së në vartësi të këshillit të rrethit,
degës së rendit publik dhe Inspektoriatit të MNZ-së në Ministrinë e Rendit Publik.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.