Ligj

PËR KRIJIMIN E URDHRIT TE MJEKËVE

Ligji nr. 7708, datë 18 maj 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7708
Data e miratimit
18 maj 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 12 qershor 1993
Hyn në fuqi
12 qershor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1993-06-12

LIGJ

Nr.7708, datë 18.5.1993

PËR KRIJIMIN E URDHRIT TE MJEKËVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Për të ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit shëndetësor dhe për të siguruar zbatimin e rregullave

të moralit e të etiketës mjekësore krijohet Urdhri i Mjekëve.

Neni 2

Urdhri i Mjekëve përbëhet nga mjekët që praktikojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë

dhe që përmbushin kushtet për të qenë anëtar sipas këtij ligji.

Neni 3

Asnjë person nuk mund ta ushtrojë profesionin e mjekut në Republikën e Shqipërisë pa qenë

anëtar i Urdhrit të Mjekëve, me përjashtim të rasteve të parashiku ara në paragrafin e katërt të këtij

neni.

Anëtarë të Urdhrit të Mjekëve janë individët që kanë diplomë mjeku të marrë në Fakultetin e

Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ose në një shkollë të lartë mjekësore të njohur nga Urdhri i

Mjekëve, dhe që pranojnë kodin e deontologjisë e rregullat e moralit e të etikës mjekësore.

Mjekët që praktikojnë mjekësinë në Republikën e Shqipërisë dhe që i plotësojnë këto kërkesa

në ditën që ky ligj hyn në fuqi, janë anëtarë të Urdhrit të Mjekëve.

Shtetasit e huaj që dëshi rojnë ta ushtrojnë profesionin e mjekut në Republikën e Shqipërisë, i

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.