PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE
Ligji nr. 7710, datë 18 maj 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 7 mars 2002.
- Numri
- 7710
- Data e miratimit
- 18 maj 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 12 qershor 1993
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1993-06-12
LIGJ
Nr.7710, datë 18.5.1993
PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshilli të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton sistemin e ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore për t'u dhënë ndihmë
ekonomike familjeve të shtetasve shqiptarë, të cilëve u mungojnë të ardhurat dhe mjetet e jetesës
krejtësisht, ose i kanë ato të pamjaftueshme.
Në rastet kur është e nevojshme dhe e mundshme, në vend të ndihmës ekonomike, ose si
shtesë e saj, ofrohen shërbimet publike të përkujdesjes shoqërore.
Neni 2
Nuk përfitojnë nga ky ligj:
a) shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë shtetit;
b) refugjatët e ardhur dhe
c) personat që kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe
luftërave.
Neni 3
PËRKUFIZIMET
1. Termi "familje" nënkupton prindërit dhe fëmijët që ata kanë në ngarkim, si dhe çdo per son
tjetër, të cilët bashkëjetojnë ekonomikisht në të njëjtën strehë.
2. Termi "familje e madhe" nënkupton familjen me më shumë se gjashtë anëtarë.
3. Termi "vendbanim" nënkupton vendin ku familja jeton në mënyrë të vazhdueshme. Çdo
familje ka vetëm njëvendbanim.
4. Termi "vendqëndrim" nënkupton çdo vend ku banohet për një kohë të caktuar për arsye
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 janar 1994 · 7785 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993 “PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”
- 8 dhjetor 1994 · 7886 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993 “PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”
- 17 maj 1995 · 7931 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993 “PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”
- 5 tetor 1995 · 8008 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993 “PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7886, DATË 8.12.1994
- 26 dhjetor 2000 · 8721 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7710, DATË 18.5.1993, “PËR NDIHMËN DHE PËRKUJDESJEN SHOQËRORE”
- 7 mars 2002 · 8863 · Për një ndryshim në ligjin nr.7710, datë 18.5.1993 “Për ndihmën dhe përkujdesjen shoqërore”, ndryshuar me ligjet nr.7785, datë 27.1.1994, nr.7886, datë 8.12.1994, nr.8008, datë 5.10.1995 dhe nr.8721, datë 26.12.2000
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.