PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7636, DATË 12.11.1992 "PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.7458, DATË 22.1.1991 "PËR TË DREJTËN E GREVËS" DHE PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7673, DATË 17.2.1993 "PËR KONTRATËN KOLEKTIVE TË PUNËS"
Ligji nr. 7711, datë 20 maj 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7711
- Data e miratimit
- 20 maj 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 12 qershor 1993
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1993-06-12
LIGJ
Nr.7711, datë 20.5.1993
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7636, DATË 12.11.1992 "PËR DISA NDRYSHIME
NË DEKRETIN NR.7458, DATË 22.1.1991 "PËR TË DREJTËN E GREVËS" DHE PËR NJË
NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7673, DATË 17.2.1993 "PËR KONTRATËN KOLEKTIVE TË
PUNËS"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 3 i dekretit nr.7458, datë 22.1.1991 "Për të drejtën e grevës", ndryshohet si vijon:
1. E drejta e grevës ushtrohet për përmirësimin e kushteve të punës, shpërblimin e punës,
mbrojtjen në punë, sigurimet shoqërore, si dhe për të drejta të tjera që lidhen me marrëdhëniet e punës,
me qëllim që të arrihet nënshkrimi i kontratës kolektive.
2. E drejta e grevës ushtrohet edhe pas nënshkrimit të kontratës, por pas ndërmjetësimit për
zgjidhjen e konfliktit midis palëve.
Neni 2
Në nenin 6 të dekretit nr.7458, datë 22.1.1991 "Për të drejtën e grevës", hiqet pika "e" me këtë
përmbajtje: "për kërkesa që nuk janë të bazuara në kontratën kolektive të punës".
Neni 3
Paragrafi i fundit i nenit 6, të dekretit nr.7458, datë 22.1.1991 "Për të drejtën e grevës",
ndryshohet si vijon:
"Greva e filluar në kundërshtim me gërmat "a","b", "c", "ç", "d", "dh", "ë" të këtij neni është e
paligjshme".
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.