Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7717, datë 2 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7717
Data e miratimit
2 qershor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 30 korrik 1993
Hyn në fuqi
14 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30

LIGJ

Nr.7717, datë 2.6.1993

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" dhe të ligjit nr.7692, datë 31.3.1993 "Për një shtesë në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991", me

propozim të Këshilli të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.6069, datë 25.12.1979 "Për Kodin e Procedurës Penale" bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 9-a ndryshohet si vijon:

"Avokati merr pjesë në hetimet paraprake, që nga momenti i ndalimit, arrestimit apo i

paraqitjes së personit të thirrur për t'u marrë në përgjegjësi penale ".

Neni 2

Neni 10 ndryshohet si vijon:

"Të pandehurit i sigurohet mbrojtje me avokat. Kur ai nuk ka mjete të mjaftueshme, prokurori

dhe gjykata detyrohet t'i sigurojnë mbrojtjen falas duke i caktuar kryesisht një avokat.

Pjesëmarrja e avokatit është e detyrueshme dhe sigurohet nga prokurori dhe gjykata kur:

a) I pandehuri është i mitur;

b) i pandehuri për shkak të të metave fizike a psikike, nuk mund të realizojë vetë të drejtën e

mbrojtjes.

Në këto raste heqja dorë nga mbrojtja është e pavlefshme".

Neni 3

Në nenin 14 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Avokati ka të drejtë të komunikojë lirisht dhe privatisht me të ndaluarin, të arrestuarin apo të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.