PËR NJË PËRJASHTIM NGA NENI 91 TË KODIT CIVIL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7716, datë 2 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7716
- Data e miratimit
- 2 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7716, datë 2.6.1993
PËR NJË PËRJASHTIM NGA NENI 91 TË KODIT CIVIL TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në përjashtim nga rregullat e parashikuara në nenin 91 të Kodit Civil të Republikës së
Shqipërisë, për periudhën 1 janar 1990 deri 31 dhjetor 1992, personi që në bazë të një veprimi, i cili
provohet me akt shkresor të thjeshtë, ka fituar (marrë) një shtëpi banimi pronë private në kushtet e
kërkuara nga neni i sipërpërmendur, bëhet pronar i saj, në qoftës se e ka mbajtur atë në dorësi pa
ndërprerje për një kohë më tepër se një vit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.573, datë 26.6.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.