PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7501, DATË 19.7.1991 "PËR TOKËN"
Ligji nr. 7715, datë 2 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7715
- Data e miratimit
- 2 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7715, datë 2.6.1993
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7501, DATË 19.7.1991 "PËR
TOKËN"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 1 gërma "c" bëhen këto ndryshime:
Pas fjalëve "oborret e tyre", hiqet fjala "etj.".
Pas fjalëve "historike e arkeologjike" hiqet fjala "etj." dhe shtohen fjalët "si dhe të gjitha tokat
e tjera që nuk përfshihen në pikat "a" dhe "b" të këtij neni".
Neni 2
Në nenin 2, pas fjalëve "të drejtën e pronësisë", shtohen fjalët "mbi sipërfaqen e tokës".
Neni 3
Pas nenit 3 shtohet neni 3-a me këtë përmbajtje:
"Pronarët e tokës bujqësore mund t'ua japin atë me qira personave fizikë ose juridikë vendas a
të huaj.
Për dhënien me qira të tokës bujqësore, zbatohen dispozitat e Kodit Civil që rregullojnë
kontratën e qirasë".
Neni 4
Në nenin 4 paragrafi i parë fjala "truall" zëvendësohet me fjalën "tokë" dhe pas fjalëve: "... për
ndëtime...", shtohen fjalët: "dhe veprimtari të tjera ekonomike".
Neni 5
Neni 7 ndryshohet si vijon:
"Për dhënien e tokës në pronësi ose në përdorim personave juridikë a fizikë, si dhe për
mënjanimin e çrregullimeve, krijohen: komisioni qeveritar i tokës pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.