Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.3766, DATË 17.12.1963 "PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR DHE DHËNIEN FALAS TË NDIHMËS MJEKËSORE TË SHTETIT"

Ligji nr. 7718, datë 3 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7718
Data e miratimit
3 qershor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 30 korrik 1993
Hyn në fuqi
14 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30

LIGJ

Nr.7718, datë 3.6.1993

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.3766, DATË 17.12.1963 "PËR SHËRBIMIN

SHËNDETËSOR DHE DHËNIEN FALAS TË NDIHMËS MJEKËSORE TË SHTETIT"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Titulli i këtij ligji bëhet:

"Për kujdesin shëndetësor"

Neni 2

Në ligjin nr.3766, datë 17.12.1963 "Për shërbimin shëndetësor dhe dhë nien falas të ndihmës

mjekësore të shtetit", neni 2 ndryshohet si vijon:

"Kujdesi shëndetësor realizohet nga shërbimi shëndetësor i cili jep ndihmën e nevojshme

mjekësore".

Neni 3

Neni 3 ndryshohet si vijon:

"Shërbimi shëndetësor organizohet në institucionet ë ndryshme shëndetësore shtetërore dhe

private".

Neni 4

Neni 4 ndryshohet si vijon:

"Institucionet e ndryshme shëndetësore shtetërore krijohen dhe mbyllen me miratim të

Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së Mjedisit".

Neni 5

Pas nenit 4 shtohet neni 4/a me këtë përmbajtje:

"Institucionet e ndryshme shëndetësore private dhe personat fizikë e juridikë, vendas e të huaj,

që e ushtrojnë mjekësinë në mënyrë private, duhet të pajisen me licencën përkatëse nga Ministria e

Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit".

Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit përcaktojnë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.