Ligj

PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E NDËRTIMEVE

Ligji nr. 7720, datë 14 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 maj 1995.

Numri
7720
Data e miratimit
14 qershor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 30 korrik 1993
Hyn në fuqi
14 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30

LIGJ

Nr.7720, datë 14.6.1993

PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E NDËRTIMEVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Projektimi, drejtimi, zbatimi dhe kolaudimi i punimeve për objektet në Republikën e

Shqipërisë kontrollohet dhe disiplinohet në bazë të dispozitave të këtij ligji.

Neni 2

Ligji zbatohet për të gjitha projektimet dhe zbatimet e punimeve ndërtimore që realizohen nga

persona fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Në kuptim të këtij ligji, nëse nuk përcaktohet ndryshe:

a) ndërtime prej murature janë strukturat ndërtimore prej muri që kryejnë një funksion statik;

b) ndërtime prej betoni e betonarmeje të zakonshme janë strukturat ndërtimore që përbëhen

nga një kompleks strukturash prej betoni, betonime e armatura metalike dhe që kryejnë një funksion

statik;

c) ndërtime prej betonarmeje të paranderur janë strukturat ndërtimore të përbëra nga betoni me

armaturë metalike të paranderur, që kryejnë një funksion statik;

ç) ndërtime metalike janë struktura ndërtimore, të përbëra tërësisht ose pjesërisht nga elementë

çeliku ose metale të tjera, që kryejnë një funksion statik;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 18 maj 1995 · 7935 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7720, DATË 14.6.1993 “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E NDËRTIMEVE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.