Ligj

PËR NDARJEN E VEPRIMTARISË SË MINISTRISË TË PUNËS, EMIGRACIONIT, PËRKRAHJES SOCIALE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

Ligji nr. 7721, datë 15 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7721
Data e miratimit
15 qershor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 30 korrik 1993
Hyn në fuqi
30 korrik 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30

LIGJ

Nr.7721, datë 15.6.1993

PËR NDARJEN E VEPRIMTARISË SË MINISTRISË TË PUNËS, EMIGRACIONIT,

PËRKRAHJES SOCIALE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ministrisë së Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë i shkëputet

veprimtaria për ish të përndjekurit politikë dhe emërtimi i saj bëhet: Ministria e Punës, Emigracionit

dhe Përkrahjes Sociale.

Neni 2

Ministria e Punës, Emigracionit dhe e Përkrahjes Sociale e zhvillon veprimtarinë e saj në

fushën e marrëdhënieve të punës, emigracionit dhe mbrojtjes shoqërore.

Neni 3

Në Këshillin e Ministrave krijohet Komiteti i ish të Përndjekurve Politikë.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.564, datë 19.6.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.