PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE
Ligji nr. 7722, datë 15 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7722
- Data e miratimit
- 15 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7722, datë 15.6.1993
PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE
NATYRORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Fondi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore që rriten e zhvillohen në territorin e
Republikës së Shqipërisë është pasuri kombëtare.
Pronësia dhe administrimi i tyre njësohet me sipërfaqen e tokës ku ato rriten e zhvillohen.
Neni 2
Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe organet e saj vartëse ngarkohen të marrin masa për
mbrojten, shtimin e mirërritjen e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore. Në sipërfaqet që
janë pronë e shtetit ajo cakton zonat, afatet, llojet, kontigjentet dhe jep lejën e vjeljes e të grumbullimit
të tyre.
Neni 3
Personat fizikë a juridikë që do të vjelin bimë mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, janë
të detyruar të pajisen me lejë nga drejtoria e shërbimit pyjor e juridiksionit ku ato rriten.
Neni 4
Bimët mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore që janë në pakësim dhe rrezikohen të
zhduken përcaktohen me listë të veçantë nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, në muajin tetor të çdo
viti. Ai shpall ndalimin që këto bimë të vilen, grumbullohen dhe eksportohen për një afat të caktuar,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.