PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 "PËR SANKSIONIMIN DHE MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE TË PAVARURA DHE TË PRIVATIZIMIT"
Ligji nr. 7723, datë 21 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7723
- Data e miratimit
- 21 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7723, datë 21.6.1993
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 "PËR SANKSIONIMIN DHE
MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE
TË PAVARURA DHE TË PRIVATIZIMIT"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991, në nenin 5, në vazhdim të paragrafit të dytë shtohen këto
fjalë: "... si dhe të paraqitin lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente, sipas përcaktimit që
bën Këshilli i Ministrave".
Neni 2
Subjektet e përcaktuara në nenin 1 që janë të regjistruara në gjykatë, brenda 2 muajve pas
hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të pajisen me lejet përkatëse dhe t'i paraqitin ato në gjy -katë. Me
kalimin e këtij afati, këto subjekte e humbasin zotësinë për të vepruar.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 583, datë 26.6.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.