PËR RREGULLIMIN E KOHËS SË PUNËS DHË TË PUSHIMIT
Ligji nr. 7724, datë 21 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7724
- Data e miratimit
- 21 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7724, datë 21.6.1993
PËR RREGULLIMIN E KOHËS SË PUNËS DHË TË PUSHIMIT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj rregullon kohën e punës e të pushimit për punëmarrësit në sektorin shtetëror dhe
privat.
Neni 2
Subjekti
Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha katego ritë e punëmarrësve dhe të
punëdhënësve.
Neni 3
Në bazë të këtij ligji Këshilli i Ministrave nxjerr akte të veçanta për punëmarrësit dhe
punëdhënësit:
1. Në bujqësi e blegtori dhe ata të subjekteve që grumbullojnë e përpunojnë produkte
bujqësore e blegtorale ose që janë të lidhura me to.
2. Në transportin hekurudhor, ujor, ajror, urban të udhëtarëve dhe të mallrave.
3. Në shërbimin e furnizimit të popullsisë me bukë, furrat e bukës dhe në shërbimin e hoteleve
e të restoranteve.
Neni 4
Përkufizime
1. Me termin "kohë normale e punës" që më poshtë quhet "kohë pune" kuptohet koha efektive
e punës nga fillimi deri në mbarim, pa përfshirë pushimet e ndryshme brenda saj.
2. Me termin "kohë pune mbi kohën normale të punës", që më poshtë quhet "mbikohë",
kuptohet koha në të cilën punëmarrësi punon para dhe pas kohës së punës, në ditët e zakonshme ose në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.