PËR FONDIN ARKIVOR KOMBËTAR DHE PËR ARKIVAT
Ligji nr. 7726, datë 29 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7726
- Data e miratimit
- 29 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7726, datë 29.6.1993
PËR FONDIN ARKIVOR KOMBËTAR DHE PËR ARKIVAT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në këtë ligj do të përdoren këto përcaktime:
Arkiva qendrore
Institucione shtetërore që përpunojnë, ruajnë dhe vënë në shfrytëzim dokumente të çdo lloji, të
cilat përmbajnë të dhëna për historinë kombëtare. Përcaktohen me dispozita të Këshillit të Ministrave
dhe janë në vartësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit.
Arkiva të sistemit
Institucione shtetërore që përpunojnë, ruajnë dhe vënë në shfrytëzim dokumente të çdo lloji, të
një fushe të caktuar të veprimtar isë shoqërore dhe drejtojnë e përgjigjen për veprimtarinë arkivore të
sistemit. Janë përcaktuar në nenin 15 të këtij ligji dhe varen nga ministria ose institucioni tjetër
qendror i fushës përcaktuese.
Arkiva lokale
Institucione shtetërore që përpunojnë, ruajnë dhe vënë në shfrytëzim dokumente të çdo lloji, të
cilat përmbajnë të dhëna për historinë e një njësie të caktuar administrative territoriale dhe drejtojnë e
përgjigjen për veprimtarinë arkivore brenda saj. Përcaktohen me dispozita të Këshillit të Min istrave
dhe varen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Arkiva të organeve shtetërore e joshtetërore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.