PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË "KONVENTËN KUNDËR TORTURËS DHE VUAJTEVE TË TJERA OSE TRAJTIMIT MIZOR, JONJERËZOR A DEGRADUES"
Ligji nr. 7727, datë 30 qershor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7727
- Data e miratimit
- 30 qershor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 30 korrik 1993
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-07-30
LIGJ
Nr.7727, datë 30.6.1993
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË "KONVENTËN KUNDËR
TORTURËS DHE VUAJTEVE TË TJERA OSE TRAJTIMIT MIZOR, JONJERËZOR A
DEGRADUES"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në "Konventën kundër torturës dhe vuajtjeve të tjera ose
trajtimit mizor, jonjerëzor a degradues".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.592, datë 6.7.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.