PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 "PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 7730, datë 20 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7730
- Data e miratimit
- 20 korrik 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 7 gusht 1993
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07
LIGJ
Nr. 7730, datë 20.7.1993
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 "PËR AKCIZAT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni l
Në nenin 3 të ligjit nr.7678, datë 3.3.1993 "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", pas
shkronjës "e", shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Nuk zbatohet akcizë për alkoolin e prodhuar në vend dhe që përdoret për prodhimin e pijeve
alkoolike".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 603 , datë 29.7.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.