Ligj

PËR VENDOSJEN E MBITAKSËS DOGANORE PËR MALLRAT E IMPORTIT

Ligji nr. 7732, datë 20 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7732
Data e miratimit
20 korrik 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 7 gusht 1993
Hyn në fuqi
22 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07

LIGJ

Nr.7732, datë 20.7.1993

PËR VENDOSJEN E MBITAKSËS DOGANORE PËR MALLRAT E IMPORTIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni l

Të gjitha mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen mbitaksës së

detyrueshme doganore në masën 5 për qind të vlerës së tyre doganore. Kjo mbitaksë zbatohet veç nga

taksat normale të importit dhe prej saj përjashtohen gruri e mielli.

Neni 2

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ngarkohet të nxjerrë udhëzimet përkatëse në zbatim të

këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.605, datë 29 .7.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.