Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7698 DATË 15.4.1993 "PËR KTHIMIN E PRONAVE ISH-PRONARËVE"

Ligji nr. 7736, datë 21 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7736
Data e miratimit
21 korrik 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 7 gusht 1993
Hyn në fuqi
7 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07

LIGJ

Nr.7736, datë 21.7.1993

"PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7698 DATË 15.4.1993 "PËR KTHIMIN E PRONAVE

ISH-PRONARËVE"

Në mbështetje të nenit l6 -të të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni l

Në nenin 3, të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-

pronarëve" në paragrafin e dytë hiqen fjalët "por që në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ësh të

tjetërsuar në truall".

Paragrafi i tretë formulohet si vijon:

"Me tokë bujqësore do të kuptohet toka që ndodhej jashtë vijave kufizuese të qendrave të

banuara në momentin e shpronësimit, por që në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është tjetërsuar në

truall".

Neni 2

Në nenin 17 paragrafi i katërt formulohet:

"Madhësia e pjesës së ish-pronarit të truallit llogaritet në bazë të çmimit të truallit që caktohet

me ligj të veçantë".

Paragrafi i shtatë i nenit 17 formulohet:

"Ish pronarit të truallit i jepet e drejta të tërhiqet nga bashkëpronësia, duke iu paguar nga

pronari i lokalit së paku vlera e truallit në bazë të çmimit të truallit që caktohet me ligj të veçantë".

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.609, datë 29.7.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.