Ligj

"PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.3766, DATË 17.12.1993 "PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR"

Ligji nr. 7738, datë 21 korrik 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 28 mars 1996.

Numri
7738
Data e miratimit
21 korrik 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 7 gusht 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-08-07

LIGJ

Nr.7738, datë 21.7.1993

"PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.3766, DATË 17.12.1993

"PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.3766, datë 17.12.1963 "Për kujdesin shëndetësor", neni 8 ndryshohet si vijon:

"Shteti siguron, kundrejt shpërblimit në masën 100 për qind të çmimit, kryerjen e këtyre

shërbimeve:

l. Lëshimin e certifikatave ose të dokumenteve me karakter tekniko -administrativ e

mjekoligjor, individuale sipas kërkesës së tyre, nga institucionet shëndetësore shtetërore.

2. Pajisjen me proteza të çdo lloji (dentare, ortopedike etj.).

3. Trajtimin dhe ndërhyrjen mjekësore ambulatore të parekomanduar nga mjeku ose me

karakter kozmetik, sipas kërkesës së individëve.

4. Trajtimin në qendrat balneologjike hidrominerare të çdo lloji.

5. Shërbimet tekniko -laboratorike ose veprimtari të tjera të karakterit mjekësor, të kërkuara

prej personave juridikë e fizikë.

6. Përdorimin e gjakut për nevoja mjekësore, jourgjente, në marës jokronik të gjakut, kur në

familjen e tij nuk ka donator pa shpërblim (vullnetar) që të ketë dhënë gjak brenda një viti.

7. Dhënien e barnave dhe të materialeve të tjera mjekësore sipas përjashtimeve dhe masave të

përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 28 mars 1996 · 8109 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7738, DATË 21.7.1993 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.3766, DATË 17.12.1963 “PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.