PËR MIRATIMIN ME DISA NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.600 DATË 22.7.1993 "PËR PENGUN DHE HIPOTEKËN"
Ligji nr. 7753, datë 30 shtator 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7753
- Data e miratimit
- 30 shtator 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 18 nëntor 1993
- Hyn në fuqi
- 18 nëntor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1993-11-18
LIGJ
Nr.7753, datë 30.9.1993
PËR MIRATIMIN ME DISA NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.600 DATË 22.7.1993 "PËR
PENGUN DHE HIPOTEKËN"
Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese"
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Të miratohet dekreti nr.600 datë 22.7.1993 "Për pengun dhe hipotekën" me këto ndryshime:
Neni 2, rrjeshti i fundit paragarfi i parë, formulohet si vijon:
"Kreditorët mund të jenë persona fizikë e juridikë, vendas a të huaj".
Neni 11, rrjeshti i parë i paragrafit të dytë formulohet si vijon:
"Kontrata duhet të jetë me shkrim dhe nenshkrimet e data duhet të vërtetohen nga një noter
publik".
Neni 18, paragrafi i parë, formulohet si vijon: "Një kontratë që krijon një hipotekë, duhet të
vërtetohet nga një noter publik".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.