Ligj

PËR SHTYPIN

Ligji nr. 7756, datë 11 tetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 3 shtator 1997.

Numri
7756
Data e miratimit
11 tetor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 18 nëntor 1993
Hyn në fuqi
3 dhjetor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1993-11-18

LIGJ

Nr.7756, datë 11.10.1993

PËR SHTYPIN

Në mbështetje të neneve 16 e 20 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e një grupi deputetësh, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë,

VENDOS I:

Neni 1

Liria e shtypit

Shtypi është i lirë. Liria e shtypit mbrohet me ligj.

Shtypi kufizohet vetëm nëpërmjet dispozitave të kushtetutës dhe këtij ligji.

Ndalohet marrja e çdo mase tjetër që prek lirinë e shtypit.

Ndalohet themelimi i organizatave profesionale të shtypit me anëtarësi të detyruar dhe krijimi

i gjykatave speciale për shtypin me pushtet diktues mbi të.

Neni 2

Liria e ushtrimit të shtypit

Veprimtaria e shtypit, ngritja e ndërmarrjeve të shtypit apo e çdo lloj ndërmarrjeje që ka të

bëjë me të nuk kërkon paisjen me licencë.

Neni 3

Detyra publike e shtypit

Shtypi përmbush një detyrë publike, nëpërmjet hulumtimit përgatitjes dhe përhapjes së

lajmeve, të prononcimit, të ushtrimit të kritikës apo mënyrave të tjera dhe është faktor ndikues për

formimin e mendimit të lirë.

Neni 4

E drejta e shtypit për t'u informuar

Hallkat zyrtare janë të detyruara t'u japin përfaqësuesve të shtypit informacione, që i shërbejnë

atyre për përmbushjen e detyrës publike.

Detyrimi për dhënie informacioni përjashtohet në rastet kur:

- Nëpërmjet tij mund të pengohet , vështirësohet apo rrezikohet ecuria e një procesi të filluar

gjyqësor penal a civil.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 3 shtator 1997 · 8239 · Për ndryshime në ligjin nr. 7756, datë 11.10.1993 "Për shtypin"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.