Ligj

PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE

Ligji nr. 7761, datë 19 tetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
7761
Data e miratimit
19 tetor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 18 nëntor 1993
Hyn në fuqi
3 dhjetor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1993-11-18

LIGJ

Nr.7761, datë 19.10.1993

PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991"Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Me termin "sëmundje ngjitëse" do të kuptohet grupi i sëmundjeve që shkaktohen nga

mikroorganizma dhe parazitë sëmundjshkaktues që transmetohen drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga

njeriu i sëmurë ose bartësi te njeriu i shëndoshë (antroponozat) dhe nga kafshët e produktet blegtorale

te njerëzit (antropozoonozat).

Neni 2

Parandalimi e luftimi i sëmundjeve ngjitëse në territorin e Republikës së Shqipërisë është i

detyrueshëm.

Neni 3

Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve ngjitëse organizohet dhe drejtohet nga Ministria e

Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit dhe përfshin kompleksin e masave për zbulimin në kohë,

evidentimin e shfaqjes, ndalimin e përhapjes dhe mjekimin e tyre.

Neni 4

Strukturat e shërbimit për luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të

Mbrojtjes së Mjedisit dhe në institucionet vartëse të saj përcaktohen dhe miratohen nga Ministri i

Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

Strukturat organiz ative për parandalimin e luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Ministrinë e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 maj 1999 · 8484 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7761, DATË 19.10.1993 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE”
  2. 14 shkurt 2013 · 53/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 7761, datë 19.10.1993 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.