Ligj

LUFTA KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR

Ligji nr. 7763, datë 25 tetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7763
Data e miratimit
25 tetor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 18 nëntor 1993
Hyn në fuqi
18 nëntor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1993-11-18

LIGJ

Nr.7763, date 25.10.1993

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7715, DATË 2.6.1993 "PËR DISA NDRYSHIME DHE

SHTESA NË LIGJIN NR.7501, DATË 19.7.1991 "PËR TOKËN"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Paragrafi i 14 i nenit 8 të ligjit nr.7715, datë 2.6.1993 ndryshohet si vijon:

- Vendimi i këshillit të komunës ose bashkisë është titull ekzekutiv i formës së prerë.

Neni 2

Pas paragrafit 14 të nenit 8 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

- Për ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Komunës ose bashkisë sipas shkronjës "c" dhe "ç"

kur kundravajtësi nuk e derdh vetë gjobën, ngarkohet zyra e përbarimit të gjykatës së rrethit, e cila

brenda 15 ditëve të bëjë ekzekutimin e vendimit.

Neni 3

Paragrafi i parafundit i nenit 8 ndryshohet si vijon:

Kur kundravajtësi banon në juridiksionin e një rrethi tjetër, ngarkohet për ekzekutimin e

vendimit ndaj kundravajtësit organi i përcaktuar në nenin 2 të këtij ligji, i juridiksionit ku banon

kundravajtësi.

Neni 4

Ministria e Drejtësisë detyrohet të shtojë përmbaruesit për çdo rreth sipas nevojave për

ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.685, datë 8.11.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.