Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË SË ZHVILLIMIT PËR RIPËRTËRITJEN E SEKTORIT TË BUJQËSISË, TË AKORDUAR NGA BANKA BOTËRORE (IDA)

Ligji nr. 7766, datë 9 nëntor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7766
Data e miratimit
9 nëntor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 14 dhjetor 1993
Hyn në fuqi
14 dhjetor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1993-12-14

LIGJ

Nr.7766, datë 9.11.1993

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË SË ZHVILLIMIT PËR

RIPËRTËRITJEN E SEKTORIT TË BUJQËSISË, TË AKORDUAR NGA BANKA

BOTËRORE (IDA)

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së zhvillimit për ripërtëritjen e sektorit të bujqësisë me

Internacional Development Association (IDA), për dhënien Shqipërisë të një kredie prej 14.2 milionë

SDR.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.692, datë 15.11.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.