Ligj

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7769, datë 16 nëntor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7769
Data e miratimit
16 nëntor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 7 janar 1994
Hyn në fuqi
7 janar 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1994-01-07

LIGJ

Nr.7769, datë 16.11.1993

PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese', me propozim të një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Paragrafi i parë i nenit 17 ndryshohet si vijon:

Kundër personave që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore :

1. Heqja e lirisë;

2. Burgimi i përjetshëm;

3. Me vdekje.

Në paragrafin e dytë të nenit 17 shfuqizohet pika 3 (riedukimi nëpërmjet punës).

Në paragrafin e tretë të nenit 17 shfuqizohet pika 3 (heqja e të drejtës së zgjedhjeve).

Neni 2

Neni 19 ndryshohet si vijon:

Gjoba është denim në të holla.

Dënimi me gjobë jepet nga dhjetëmijë deri në një milion lekë.

Dënimi me gjobë jepet për veprat penale që e parashikojnë këtë dënim, brenda kufijve të

caktuar në paragrafin e dytë të këtij neni.

Kur gjoba nuk paguhet në afatin e caktuar, gjykata vendos zëvendësimin e saj me heqje të

lirisë, duke llogaritur 300 lekë për një ditë heqje të lirisë. Masa e dënimit të caktuar nga zëvendësimi

nuk mund të kalojë dënimin me heqje të lirisë të parashikuar nga dispozita përkatëse. Në qoftë se i

dënuari, gjatë zbatimit të dënimit paguan gjobën, gjykata tërheq vendimin dhe bën llogaritjet sipas

kritereve të caktuara në këtë nen.

Neni 3

Pas nenit 21 shtohet neni 21-a me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.