PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7514, DATË 30.9.1991 "PËR PAFAJËSINË, AMNISTINË DHE REHABILITIMIN E ISH-TË DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7660, DATË 14.1.1993, DHE LIGJIN NR.7719, DATË 8.6.1993
Ligji nr. 7772, datë 7 dhjetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7772
- Data e miratimit
- 7 dhjetor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 7 janar 1994
- Hyn në fuqi
- 7 janar 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1994-01-07
LIGJ
Nr.7772, datë 7.12.1993
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7514, DATË 30.9.1991 "PËR PAFAJËSINË,
AMNISTINË DHE REHABILITIMIN E ISH-TË DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7660, DATË 14.1.1993, DHE LIGJIN NR.7719,
DATË 8.6.1993
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin politik të ish -të
dënuarve dhe të përndjekurve politikë", ndryshuar me ligjin nr.7660, datë 14.1.1993, dhe ligjin
nr.7719, datë 8.6.1993, në nenin 5 bëhen këto ndryshime :
- Në shkronën "ç/1"
Pas fjalëve "Ish-të burgosurve politikë për kohën e qëndrimit në burg ose në kampet e punës"
shtohen fjalët "dhe ish-të internuarve për motive politike deri në datën 31.12.1954, për të internuarit në
kampet e internimit Radostinë, Levan, Kuç deri në 31.12.1958 dhe të internuarit në kampin e
internimit Zvernec deri më 31.12.1967.
- Në shkronjën "d/1"
Pas fjalëve "Familjeve të ish -të burgosurve politikë që nuk jetojnë më" shtohen fjalët "dhe
ish-të internuarve për motive politike deri në datën 31.12.1954, për të internuarit në kampet e
internimit Radostinë, Levan, Kuç deri në 31.12.1958 dhe të internuarit në kampin e internimit Zvernec
deri më 31.12.1967".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.