PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7748, DATË 29.7.1993 "PËR STATUSIN E ISH-TË DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË NGA SISTEMI KOMUNIST"
Ligji nr. 7771, datë 7 dhjetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7771
- Data e miratimit
- 7 dhjetor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 7 janar 1994
- Hyn në fuqi
- 7 janar 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 1994-01-07
LIGJ
Nr.7771, datë 7.12.1993
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7748, DATË 29.7.1993 "PËR STATUSIN E ISH-TË
DËNUARVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË NGA SISTEMI KOMUNIST"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 10 i ligjit nr.7748, date 29.7.1993 ndryshohet si vijon:
"Procesi i regjistrimeve për njohjen e të drejtës së statusit do të vazhdojë deri më 31.5.1994.
Mbas këtij afati do të pranohen me kërkesa, përveç rasteve të pamundësisë së plotë të vërtetuar me
vendim gjykate.
Neni 2
Në nenin 14 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Përjashtohen nga të drejtat pasurore që përfitohen nga ky status, të gjithë personat e
kategorizuar në shkronjën "e" të nenit 5 të këtij ligji".
Neni 3
Neni 17 ndryshohet si vijon:
"Të gjitha dokumentet e parashikuara në nenin 16 do të mblidhen nga degët e Komiteti të Ish -
të Përndjekurve Politikë në rrethe dhe rajonet për Tiranën, të cilat do t'ia përcjellin Komitetit të ish -të
Përndjekurve Politikë, që i përgatit dhe ia paraqet për shqyrtim Komisionit shtetëror trepalësh".
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.716, datë 17.12.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.