Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7527, DATË 11.12.1991 "PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7773, datë 13 dhjetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7773
Data e miratimit
13 dhjetor 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 26 janar 1994
Hyn në fuqi
26 janar 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-01-26

LIGJ

Nr.7773, datë 13.12.1993

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7527, DATË 11.12.1991 "PËR SHËRBIMIN

USHTARAK NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të një deputeti,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7527, datë 11.12.1991 "Për shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë", pas nenit 24/a shtohet neni 24/b me këtë përmbajtje:

- "Studentët që kanë mbaruar dhe do të mbarojnë shkollat e larta me shkëputje nga puna të

sistemit 5-vjeçar deri më 1 shtator 1995 përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv.

Studentët e sistemit 5 -vjeçar, që kanë filluar studimet universitare në vitin 1991, mbas një

kursi parauniversitar 1 -vjeçar, dhe do të mbarojnë shkollat e larta me shkëputje nga puna deri më 1

shtator 1996, përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.740, datë 24.12.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Sali Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.