PËR BUXHETIN LOKAL
Ligji nr. 7776, datë 22 dhjetor 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 shtator 1998.
- Numri
- 7776
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 26 janar 1994
- Hyn në fuqi
- 10 shkurt 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-01-26
LIGJ
Nr.7776, datë 22.12.1993
PËR BUXHETIN LOKAL
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Buxheti lokal është programi kryesor financiar vjetor i pushtetit lokal. Në të përfshihen të
gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e përcaktuara nga ky ligj, në përputhje me kompetencat që ka
pushteti lokal në territorin ku vepron.
Çdo komunë, bashki e rreth ka buxhetin e vet. Buxheti lokal është unik dhe përbëhet nga pjesa
e buxhetit të pavarur dhe pjesa e buxhetit të kushtëzuar.
Neni 2
Pjesa e buxhetit lokal të pavarur përfshin të ardhurat që me ligj derdhen në buxhetin e
komunës, të bashkisë e të rrethit dhe shpenzimet socialekonomike e administrative që janë
kompetencë e tyre.
Neni 3
Pjesa e buxhetit lokal të kushtëzuar përfshin pjesën e fondeve të buxhetit qendror që derdhet
në buxhetin e komunës, bashkisë e rrethit për t'u përdorur në destinacion të caktuar dhe që vetëm
administrohet prej organeve të pushtetit lokal.
Neni 4
Viti buxhetor për buxhetin lokal të pavarur fillon në 1 prill dhe mbaron më 31 mars të çdo viti
kalendarik. Viti buxhetor për pjesën e buxhetit lokal të kushtëzuar fillon më 1 janar dhe mbaron më 31
dhjetor të çdo vitit kalendarik.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 shtator 1998 · 8399 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7776, DATË 22.12.1993 "PËR BUXHETIN LOKAL"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.