PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 “PËR ARMËT”
Ligji nr. 7810, datë 4 janar 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 20 korrik 1995.
- Numri
- 7810
- Data e miratimit
- 4 janar 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 31 maj 1994
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1994-05-31
LIGJ
Nr.7810, datë 6.4.1994
PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë arsimi i lartë publik garantohet dhe financohet nga shteti.
Arsimi i lartë publik është laik.
Misioni i arsimit të lartë është:
a) Të formojë specialistët e lartë.
b) Të përgatitë shkencëtarët e rinj.
c) Të krijojë , zhvillojë , mbrojë e transmetojë dijet me anën e mësimdhënies dhe kërkimit
shkencor, të zhvillojë dhe tejçojë artet e bukura, edukimin fizik dhe sportet.
Neni 2
Arsimimi i lartë kryhet në shkolla të larta universitare dhe shkolla të larta jouniversitare.
Neni 3
Shkollat e larta janë persona juridikë që drejtohen nga rektori ose drejtori.
Neni 4
1. Universitetet janë institucione mësimore -shkencore që kanë për detyrë:
a) të realizojnë arsimimin profesional dhe formimin shkencor në përmjet mësimdhënies e
kërkimit shkencor;
b) të kryejnë studime shkencore në të gjitha fushat që mbulojnë dhe të përgatitin shkencëtarët
e rinj.
2. Shkollat e larta jouniversitare janë institucione mësimdhënë se, ku veprimtaria shkencore ka
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 korrik 1995 · 7964 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7810, DATË 6.4.1994 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 20 korrik 1995 · 7967 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7810, DATË 6.4.1994 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.