Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.3702, DATË 8.7.1963 “PËR ÇEKUN”

Ligji nr. 7782, datë 26 janar 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7782
Data e miratimit
26 janar 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1994
Hyn në fuqi
15 mars 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1994-02-28

LIGJ

Nr.7782, datë 26.1.1994

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.3702, DATË 8.7.1963 “PËR

ÇEKUN”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në dekretin nr.3702, datë 8.7.1963, në nenin 5, paragrafi i fundit ndryshohet si vijon:

“Personat juridikë e fizikë, shqiptarë e të huaj, lëshojnë vetëm çeqe që mund t’i paguhen një

personi të caktuar me shënimin “jo në urdhër”.

Personat juridikë e fizikë të huaj veprojnë si më sipër kur çeq et i lëshojnë mbi llogaritë e tyre

bankare që kanë në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 2

Në nenin 19, pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:

“Xhirimet e hequra (shfuqizuara) në këtë rast quhen si jo të shkruara”.

Neni 3

Në kreun V, emërtimit “Çeku me heqje vijash dhe çeku për kalim në llogari” i shtohen fjalët si

më poshtë:

“Çeku i udhëtarit dhe çeku me klauzolën “jo i transferueshëm”.

Neni 4

Në nenin 38, pas paragrafit të dytë, shtohen tri paragrafe me këtë përmbajtje :

“Megjithatë ky institucion krediti (i shënuar në vijat) mund t’i shërbejë për arkëtim një

institucioni tjetër krediti.

Një institucion krediti nuk mund të pranojë një çek me heqje vi jash që jep një klient ose një

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.