PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 7788, datë 9 shkurt 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7788
- Data e miratimit
- 9 shkurt 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 28 shkurt 1994
- Hyn në fuqi
- 15 mars 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1994-02-28
LIGJ
Nr.7788, datë 9.2.1994
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në fund të nenit 2 të shtohet fjalët:
- taksë vjetore për regjistrimin e përvitshëm të automjeteve.
Neni 2
Në nenin 7, në pikën për taksat nacionale, shtohet nënpika “n”
- taksa vjetore për regjistrimin e përvitshëm të automjeteve caktohet sipas lidhjes nr.7.
Neni 3
Në nenin 8, në pikën A për taksat nacionale, shtohen nënpika “m” dhe 1 me këtë përmbajtje:
m. Për taksën për regjistrimin e automjeteve 3 për qind
1. Për vjeljen e taksës për regjistrimin e automjeteve ngarkohet Inspektorati Rrugor i
Ministrisë së Rendit Publik.
Neni 4
Të ardhurat nga kjo taksë të përdoren krejtësisht për përmirësi min e sistemit të sinjalizimit
rrugor.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Shpallur me dekretin nr.776, datë 17.2.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
LIDHJA N R . 7
TAKSA PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE
Në l e k ë
1. Për motoçikleta 500
2. Për autovetura 2000
3. Për kamionë
deri në 3 tonë 3000
nga 3 - 8 t o në 4 0 0 0
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.