Ligj

PËR MIRATIMIN ME NJË SHTESË TË DEKRETIT NR.750, DATË 11.1.1994 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7654, DATË 24.12.1992 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”

Ligji nr. 7789, datë 9 shkurt 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7789
Data e miratimit
9 shkurt 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1994
Hyn në fuqi
28 shkurt 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1994-02-28

LIGJ

Nr.7789, datë 9.2.1994

PËR MIRATIMIN ME NJË SHTESË TË DEKRETIT NR.750, DATË 11.1.1994 “PËR NJË

NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”,

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7654, DATË 24.12.1992 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN

NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”

Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Të miratohet dekreti nr.750, datë 11.1.1994, “Për një ndryshim në ligjin nr.7609, datë

22.9.1992 “Për tarifat doganore”, ndryshuar me ligjin nr.7654, datë 24.12.1992, “Për një ndryshim në

ligjin nr.7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore” me këtë shtesë:

Pas nenit 1 të shtohet neni 1a me këtë përmbajtje:

“Ligji nr.7654, datë 24.12.1992 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7609, datë 22.9.1992 “Për

tarifat doganore”, shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.777, datë 17.2.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.