Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 “PËR ARMËT”

Ligji nr. 7809, datë 30 mars 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7809
Data e miratimit
30 mars 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 31 maj 1994
Hyn në fuqi
15 qershor 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1994-05-31

LIGJ

Nr.7809, datë 30.3.1994

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 “PËR ARMËT”

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7566, datë 25.5.1992 “Për armët”, në nenin 7 shtohen shkronjat “ç”, “d” dhe “dh”

me këto përmbajtje:

“ç) Punonjësit e Policisë së Shërbimit Pyjor.

d) Punonjësit e Policisë së Ndërtimit.

dh) Punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Punonjësit që do të pajisen me armë zjarri

dhe lloji i armatimit përcaktohen nga Kryetari i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit në bashkëpunim me

Ministrinë e Rendit Publik”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.820, datë 12.4.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.