PËR MOSGARANTIMIN NGA SHTETI TË KREDIVE QË JAPIN BANKAT E NIVELIT TË DYTË
Ligji nr. 7814, datë 14 prill 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7814
- Data e miratimit
- 14 prill 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 31 maj 1994
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1994-05-31
LIGJ
Nr.7814, datë 14.4.1994
PËR MOSGARANTIMIN NGA SHTETI TË KREDIVE QË JAPIN BANKAT E NIVELIT TË
DYTË
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Për kreditë që bankat e nivelit të dytë u japin subjekteve të ndryshme shtetërore a private,
Këshilli i Ministrave ose ndonjë institucion tjetër shtetëror nuk lëshojnë garanci për detyrimet që
rrjedhin nga këto kredi, me përjashtim të rasteve kur përcaktohet ndryshe me ligj të veçantë.
Neni 2
Ndalimi i dhënies së garancisë, sipas nenit 1 të këtij ligji, përfshin mosgarantimin e shumës
bazë të kredisë, si dhe atë për pagesën e interesave përkatëse.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.828, datë 20.4.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.