PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”
Ligji nr. 7813, datë 14 prill 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7813
- Data e miratimit
- 14 prill 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 31 maj 1994
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1994-05-31
LIGJ
Nr.7813 datë 14.4.1994
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET
ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, neni 20 ndryshohet si
vijon:
“Gjobat dhe të ardhurat e vjela sipas neneve 6 e 7 të këtij ligji kalojnë në buxhetin e shtetit,
përveç rasteve kur rrjedhin nga:
a) kundërvajtje të konstatuara nga organet e shërbimit të polic isë rrugore, nga të cilat 70 për
qind kalojnë në favor të Ministrisë së Rendit Publik për nevoja të shërbimit rrugor dhe 30 për qind në
favor të buxhetit të shtetit.
b) kundërvajtje të miratuara nga organet kolegjiale të pushtetit lokal, nga të cilat 85 për qind
kalojnë në favor të buxhetit lokal dhe 15 për qind në favor të buxhetit të shtetit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.827, datë 20.4.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.