PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7581, DATË 7.7.1992 “PËR ÇMIMET DHE TARIFAT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7646, DATË 8.12.1992
Ligji nr. 7817, datë 21 prill 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7817
- Data e miratimit
- 21 prill 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 23 qershor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1994-06-23
LIGJ
Nr.7817, datë 21.4.1994
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7581, DATË 7.7.1992 “PËR ÇMIMET DHE
TARIFAT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7646, DATË 8.12.1992
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7581, datë 7.7.1992 “Për çmimet dhe tarifat”, ndryshuar me ligjin nr.7646, datë
8.12.1992, pas nenit 5 shtohet neni 5/1 me këtë përmbajtje:
“Të gjithë personat juridikë a fizikë detyrohen të afishojnë ose shpallin në vende të dukshme
dhe me estetikë çmimet e shitjes me pakicë e me shumicë për gjithë artikujt dhe mallrat që tregtojnë
dhe për shërbimet që ata kryejnë”. Për cilësinë e mallrave që tregtohen veprohet sipas ligjit nr.7630.
datë 28.10.1992 “Për standardizimin dhe cilësinë”.
Neni 2
Paragrafi i parë i nenit 8 ndryshohet si vijon:
“Moszbatimi i çmimeve dhe i tarifave të caktuara nga Këshilli i Ministarave, kur nuk
formojnë vepër penale, dënohen s i kundërvajtje administrative m e gjobë nga 5 mijë deri në 50 mijë
lekë për çdo rast nga policia financiare. Në raste të përsëritura dënohen edhe me sekuestrim të mallit e
deri në mbylljen e veprimtarisë nga 6 deri në 12 muaj.
Mosrespektimi i kërkesave të nenit 5/1, kur nuk formon vepër penale, dënohet si kundërvajtje
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.