Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN R.7730, DATË 20.7.1993

Ligji nr. 7821, datë 11 maj 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7821
Data e miratimit
11 maj 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 23 qershor 1994
Hyn në fuqi
8 korrik 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1994-06-23

LIGJ

Nr.7821, datë 11.5.1994

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 “PËR AKCIZAT NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN R.7730, DATË 20.7.1993

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në shkronjën “f” të nenit 3 të ligjit nr.7678, datë 3.3.1993 “Për akcizat në Republikën e

Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:

Përqindja e akcizës

- vajguri prodhim vendi..................................................16

- Paragrafi me fjalët: “Me përjashtim të vajgurit, energjisë elektrike dhe gazit të lëngët që i

shitet popullatës” shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1

prill 1994.

Shpallur me dekretin nr.845, datë 20.5.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.