Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7654, DATË 24.12.1992; NR.7675, DATË 2.3.1993; NR.7733, DATË 20.7.1993; NR.7792, DATË 9.2.1994 DHE NR. 7793, DATË 14.2.1994

Ligji nr. 7825, datë 18 maj 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7825
Data e miratimit
18 maj 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 21 korrik 1994
Hyn në fuqi
5 gusht 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1994-07-21

LIGJ

Nr.7825, datë 18.5.1994

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT

DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7654, DATË 24.12.1992; NR.7675, DATË

2.3.1993; NR.7733, DATË 20.7.1993; NR.7792, DATË 9.2.1994 DHE NR. 7793, DATË

14.2.1994

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7609, datë 22.9.1992, i ndryshuar, neni 9 ndryshohet si vijon:

“Taksat e eksportit për mallra të veçanta që caktohen me ligj, shprehen në përqindje ndaj

vlerës doganore të mallrave që eksportohen”.

Neni 2

Lista nr.3 “Lista e mallrave për të cilat zbatohen taksat dogan ore në eksport dhe tarifat

përkatëse”, si dhe aktet e Këshillit të Ministrave për taksat doganore në eksport, shfuqizohen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Shpallur me dekretin nr.852, datë 30.5.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.