Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7784, DATË 27.1.1994“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT PERSONALE”

Ligji nr. 7823, datë 18 maj 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7823
Data e miratimit
18 maj 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 23 qershor 1994
Hyn në fuqi
8 korrik 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1994-06-23

LIGJ

Nr.7823, datë 18.5.1994

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7784, DATË 27.1.1994“PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT PERSONALE”

Në mbështetje të neneve 16 dhe 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pika 3 e nenit 2 të ligjit nr.7784, datë 27.1.1994 “Për tatimin mbi të ardhurat personale”

shfuqizohet.

Neni 2

Detyrimet e rrjedhura nga ligji i lartpërmendur parashkruhen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e tij, që nga data

e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7784, datë 27.1.1994 “Për tatimin mbi të ardhurat personale”.

Shpallur me dekretin nr.854, datë 30.5.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.