Ligj

PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 7827, datë 31 maj 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 dhjetor 1998.

Numri
7827
Data e miratimit
31 maj 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 21 korrik 1994
Hyn në fuqi
21 korrik 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1994-07-21

LIGJ

Nr.7827, datë 31.5. 1994

PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Avokatia në Republikën e Shqipërisë ushtrohet si profesion i lirë dhe i pavarur. Ajo ka

për detyrë t’u japë ndihmë juridike pa asnjë dallim personave fizikë e juridikë shqiptarë e të huaj.

Neni 2

Ndihma juridike jepet:

a) me këshillime për çështje ligjore;

b) me përgatitje të kërkesëpadive ose të kërkesave për ndjekje penale;

c) me përgatitje të kërkesave a nkimore kundër vendimeve gjyqëso re, të prokurorisë, të

arbitrazhit e të organeve të administratës shtetërore;

ç) me përgatitje të ankesave e kërkesave të personave juridikë e fizikë;

d) me përpilimin e akteve që vërtetohen nga noteri;

dh) me hartimin e kontratave dhe marrëveshjeve, si dhe të çdo dokumenti tjetër që sjell

ose synon të sjellë pasoja juridike;

e) me pjesëmarrjen si mbrojtës gjatë ndalimit të personit dhe në hetimin e gjykimin e

çështjeve penale;

ë) me përfaqësimin e pjesëmarrësve në gjykimin e çështjeve civile e administrative, në

arbitrazh dhe në organe të tjera shtetërore për çështje administrative;

f) në raste të tjera të parashikuara në ligj.

Neni 3

Avokati e ushtron profesionin e tij si individ dhe si zyrë avokatore.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 dhjetor 1998 · 8428 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7827, DATË 31.5.1994 “PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.